8 vende të lira pune në Bau Market – Komoran

Bau Market është kompani lider i shitjes me shumicë dhe pakicë të materialeve në industrinë e ndërtimit, materialeve sanitare dhe shtëpiake.

 

Bau Market po zhvendosë pikën shitëse nga Drenasi në Komoran, me një hapësirë më të madhe, ambient modern dhe me më shumë artikuj.  Për këtë qëllim kompania ka hapur konkurs për vende të lira pune si më poshtë:

 

Shitës në sektor:

  • Vegla Pune & Kopsht (1 vend i lirë pune)
  • Elektrik (1 vend i lirë pune)
  • Pajisje Shtëpiake (2 vende te lira pune)
  • Ujësjellës dhe Kanalizim & Ngrohje dhe Ventilim (1 vend i lirë pune)
  • Material Meremetues & Ndërtimor (1 vend i lirë pune)

 

Përshkim i vendit të punës:

Shitës në sektor është pozitë e rëndësishme në procesin e shitjes. Detyrë kryesore e sektoristit është njohja e produkteve, njohja e blerësve, identifikimi i nevojave të tyre, dhe rritja e shitjeve. Po ashtu njëra prej detyrave po aq të rëndësishme është kujdesi që të mos ketë mungesë të stokut, dhe ekspozimi i mallit të bëhet në mënyrën e duhur.

 

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Të kontribuoj direkt me punën e tij në rritjen e shitjeve dhe realizimin e trageteve;
  • Të jetë në dijeni të plotë për specifikave teknike të mallrave në market e në veçanti të mallit në sektorin e tij;
  • Të njoh blerësit, kërkesat e tyre dhe të dijë nevojat e tyre;
  • Të jetë në gjendje që gjithmonë të gjej zgjidhjen e duhur për blerësin apo të ofroj disa zgjidhje alternative;
  • Te kujdeset që stoku të mos jetë mungesë;
  • Të ekspozoj mallin dhe mirëmbaj hapësirat shitëse;
  • Të ndaj përvojat me të tjerët dhe të kontribuoj ne avancimin e stafit te ri;
  • Të jetë gjithmonë i gatshëm të punoj edhe në sektorët tjerë kur kjo kërkohet;
  • Të njoh sakte mënyrën e funksionit të sistemeve dhe operacioneve të brendshme të BauMarket.

 

Njohuritë dhe shkathtësitë e nevojshme:

  • Të ketë aftësi të shumë mira komunikuese;
  • Të ketë personalitet të qetë dhe integritet të lartë;
  • Shkollimi dhe trajnimet ne fushën relevante do të kenë përparësi;
  • Njohja e një gjuhe të huaj do të jetë përparësi;
  • Të jetë person që e kupton dhe e respekton hierarkinë;
  • Të jetë i aftë të punoj në ekip
  • Të ketë aftësi të mira organizative të kohës dhe prioriteteve
  • Përvoja e ngjashme e punës do jetë përparësi.

 

 

Arkatare

(2 vende të lira pune)

 

Përshkim i vendit të punës:

Roli kryesor i arkëtares është që të ndihmojë klientët në procesin e blerjes së produkteve. Detyrat kryesore përfshijnë kontrollin e çmimeve, ndërrimin e kuponëve, mbledhjen e pagesës dhe dhënien e ndryshimeve të duhura. Përgjegjëse për numërimin e përmbajtjes së sirtarëve të arkave në fund të çdo ndryshimi, mbajtjen e faturave, regjistrimeve dhe tërheqjeve..

 

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Përcjellë me kujdes çdo kupon gjatë shitjes dhe analizon në shpejtësi përputhshmërinë e kuponit me artikuj, si dhe numëron çdo artikull;
  • Kontrollon në brendi artikujt që janë të paketuar;
  • Kontrollon çmimet në çdo produkt që kalon në arkë;
  • Pranon pagesa dhe kthen ndryshimin në mënyrën e duhur;
  • I shërben çdo klienti që kërkon ndihmë dhe i orienton tek personat përgjegjës.

 

Njohuritë dhe shkathtësitë e nevojshme:

  • Të ketë minimalisht 3 vite përvojë në punë të ngjashme;
  • Të njoh në nivel të avancuar gjuhën Angleze, njohja e gjuhëve tjera do të jetë përparësi;
  • Të ketë përkushtim dhe interesim për të mësuar;
  • Të ketë shkathtësi analitike, planifikuese, organizative dhe mbikëqyrëse;
  • Të jete i/e aftë të punojë në grup dhe punë individuale;

 

Dokumentet e kërkuara:
* CV në format Evropian
* Diplomën/at dhe certifikata relevante profesionale
* Çdo dokumentacion tjetër i cili dëshmon aftësitë dhe shkathtësitë e kërkuara

Vërejtje
* Luten të aplikojnë vetëm kandidatët që seriozisht i plotësojnë kushtet e sipërshënuara dhe vërtet besojnë të jenë kompetentë për kryerjen e detyrave që kërkohen.
* Dërgoni CV tuaja dhe dokumentet mbështetëse në emailin: hr@altradeholding.eu *Tek ‘subject’ ju lutem shënoni titullin e pozitës që po aplikoni. Shembull: Shitës sektori Elektrike, Arkatare etj…
* Konkursi do jete i hapur nga data 11 dhjetor 2019 deri me 20 dhjetor 2019.

Aktualisht është njëra prej kompanive udhëheqëse të ndërtimit dhe tregtisë me materiale ndërtimore e njohur për shërbimet e saja profesionale me cilësi të lartë