Vende të lira pune – Bau Market

Bau Market është kompani lider i shitjes me shumicë dhe pakicë të materialeve në industrinë e ndërtimit, materialeve sanitare dhe shtëpiake.

 

Shitës/e në sektor:

* Vegla Pune & Kopsht (1 vende i lirë pune) – Prishtinë
* Elektrik & Pajisje Shtëpiake (1 vende i lirë pune) – Prishtinë
* Ujësjellës, Kanalizim dhe Sanitari (2 vende të lira pune) Prishtinë – Fushë Kosovë

 

Përshkim i vendit të punës:

Shitës në sektor është pozitë e rëndësishme në procesin e shitjes. Detyrë kryesore e sektoristit është njohja e produkteve, njohja e blerësve, identifikimi i nevojave të tyre, dhe rritja e shitjeve. Po ashtu njëra prej detyrave po aq të rëndësishme është kujdesi që të mos ketë mungesë të stokut, dhe ekspozimi i mallit të bëhet në mënyrën e duhur.

 

Detyrat dhe përgjegjësitë:

* Të kontribuoj direkt me punën e tij në rritjen e shitjeve dhe realizimin e trageteve;
* Të jetë në dijeni të plotë për specifikat teknike të mallrave në market e në veçanti të mallit në sektorin e tij;
* Të njoh blerësit, kërkesat e tyre dhe të dijë nevojat e tyre;
* Të jetë në gjendje që gjithmonë të gjej zgjidhjen e duhur për blerësin apo të ofroj disa zgjidhje alternative;
* Te kujdeset që stoku të mos jetë mungesë;
* Të ekspozoj mallin dhe mirëmbaj hapësirat shitëse;
* Të ndaj përvojat me të tjerët dhe të kontribuoj ne avancimin e stafit te ri;
* Të jetë gjithmonë i gatshëm të punoj edhe në sektorët tjerë kur kjo kërkohet;
* Të njoh sakte mënyrën e funksionit të sistemeve dhe operacioneve të brendshme të Bau Market.

 

 Njohuritë dhe shkathtësitë e nevojshme:

* Të ketë minimalisht 2 vite përvojë në shitje;
* Të ketë aftësi të shumë mira komunikuese;
* Të ketë personalitet të qetë dhe integritet të lartë;
* Shkollimi dhe trajnimet ne fushën relevante do të kenë përparësi;
* Njohja e një gjuhe të huaj do të jetë përparësi;
* Të jetë person që e kupton dhe e respekton hierarkinë;
* Të jetë i aftë të punoj në ekip
* Të ketë aftësi të mira organizative të kohës dhe prioriteteve
* Përvoja e ngjashme e punës do jetë përparësi.

 

Dokumentet e kërkuara:
* CV në format Evropian
* Diplomën/at dhe certifikata relevante profesionale
* Çdo dokumentacion tjetër i cili dëshmon aftësitë dhe shkathtësitë e kërkuara

 

Vërejtje
* Luten të aplikojnë vetëm kandidatët që seriozisht i plotësojnë kushtet e sipërshënuara dhe vërtet besojnë të jenë kompetentë për kryerjen e detyrave që kërkohen.
* Dërgoni CV tuaja dhe dokumentet mbështetëse në emailin: hr@altradeholding.eu *Tek ‘subject’ ju lutem shënoni titullin e pozitës që po aplikoni. Shembull: Shitës sektori Elektrike etj…
* Konkursi do jete i hapur nga data 03 shtator 2019 deri me 10 shtator 2019.

 

 

Aktualisht është njëra prej kompanive udhëheqëse të ndërtimit dhe tregtisë me materiale ndërtimore e njohur për shërbimet e saja profesionale me cilësi të lartë