Vend i lirë pune – Bartës i profilit “Instalues i Ngrohjes dhe Klimatizimit”

Pozita
Bartës i profilit “Instalues i Ngrohjes dhe Klimatizimit”

Kompania
Bau Academy Sh.p.k

Raporton
Drejtorit Menaxhues

Lokacioni primar i punës
Veternik, Prishtinë

 

Detyrat dhe përgjegjësitë

  • Merr pjesë aktivisht në zhvillimin dhe planifikimin institucional të programit përkatës për të cilin angazhohet;
  • Njihet në detaje me rregulloret e shkollës dhe i aplikon ato gjatë organizimit dhe mbajtjes së mësimit;
  • Ndërmerr iniciativë për përditësimin e programit mësimor profesional, si për literaturën teorike ashtu edhe për pjesën e moduleve praktike;
  • Bёnë organizimin, koordinimin dhe bashkërendimin e punёs sё mёsimdhёnёsve tё profilit.
  • Kontribuon nё planifikimin nё detaje tё materies mёsimore e cila do tё caktohet tё punohet gjatё vitit mёsimor dhe realizimin e saj.
  • Bёnë planifikimin nё detaje tё angazhimeve shtesё tё punёs me nxёnёs si: organizmin e garave tё diturisё, ekskursioneve qё lidhen me programet mёsimore, aktivitete jashtëmësimore të nxënësve, organizimin e manifestimeve tё nryshme qё kanё rёndёsi pёr shkollёn dhe mё gjerё.
  • Merr inicitiva tё planifikuara mirё pёr tё bashkёpunuar me aktivet profesionale jo vetёm brenda shkollёs por edhe me shkolla tjera, me qёllimin tё avancimit tё procesit edukativo-arsimor duke kёmbyer pёrvoja tё ndryshme;
  • Zhvillon planin dhe orarin e mbajtjes së mësimit, në varësi të grupeve;
  • Propozon ndarjen e lëndëve mësimore,
  • Mban provimet klasore, dhe provimet tjera,
  • Menaxhon dhe mbikëqyrë arritjen e standardeve sipas kërkesave të shkollës;
  • Përgatitë raporte të rregullta lidhur me realizimin e mësimit.
  • Të realizojë planprogramin mësimor për vendin përkatës të punës;

Njohuritë dhe shkathtësitë

  • Master i Makinerisë Termoenergjetike;
  • Njohuri të thellë në fushën profesionale specifike të fituar përmes arsimimit universitar dhe trajnimeve përkatëse;
  • Shkathtësi në komunikim dhe planifikim të punës;
  • Njohja e gjuhës Angleze dhe Gjermane (dëshmitë e ofruara janë përparësi);
  • Shkathtësi hulumtuese, analitike dhe vlerësuese
  • Shkathtësi kompjuterike në aplikim të programeve (Word, Excel, Power Point, Access);
  • Njohuri të mira mbi ligjet në fushën përkatëse;
  • Aftësi për të punuar në ambientet e punës në grup.

Dokumentet e kërkuara

  • CV në format Evropian
  • Diplomën/at dhe çertifikata relevante profesionale
  • Referencat e punës

Ju lutem na i dërgoni CV-të tuaja në e-mail adresën: hr@altradeholding.eu dhe tek rubrika “subject” të ceket emri mbiemri dhe pozita e kandidatit në të cilën aplikoni.

Konkursi do të jetë I hapur deri më datë 05.08.2019.
Vetëm personat të cilët do të përzgjidhen për intervistim do të kontaktohen.

Aktualisht është njëra prej kompanive udhëheqëse të ndërtimit dhe tregtisë me materiale ndërtimore e njohur për shërbimet e saja profesionale me cilësi të lartë