Vend i lirë pune – Asistente Administrative

Pozita
Asistente Administrative

Shkolla
Bau Academy 

Raporton
Drejtorit Menaxhues

Lokacioni primar i punës
Veternik, Prishtinë

 

Detyrat dhe përgjegjësitë

  • Përgatit shkresa juridike tё shkollёs (vendime, njoftime, kёrkesa, vёrtetime) dhe akte tjera pёr shkollёn sipas rekomandimit tё menaxhmentit;
  • Kontrollon dhe kujdeset pёr librin amё tё nxёnёsve dhe pёrcjellё shёnimet dhe ndryshimet qё bёhen nё tё;
  • Mban procesverbalin e mbledhjeve si dhe procesverbal tё shkruar pёr tё gjitha ҫёshtjet administrative tё shkollёs;
  • Organizon dhe udhёheqё me pёrkushtim dhe pedantёri protokollet e dёftesave dhe diplomave tё nxёnёsve;
  • Mban dhe pёrditёson dosjet e personelit tё shkollёs, kontratat e punёs, shkёputjet e kontratave, pёrvojёn e punёs, pushimet e lehonisё, dhe kujdeset qё tё gjitha tё jenё nё pajtim me procedurat ligjore;
  • Pergatitё ndryshimet mujore sipas nevojёs pёr listёn e pagёs pёr punonjёsit e shkollёs, raporton ndryshimet e nevojshme;
  • Mban evidencёn e zёvdendёsimeve tё mёsimdhёnёsve nё rast mungese dhe mban shёnime;
  • Udhёheqё databazën e listës së nxënësve (kartelat financiare) me info relevante për pagesat e kësteve të shkollimit dhe informon me kohë prindërit për obligimet sipas kontratës, si dhe pёrditёson databazёn me informacione tё reja financiare dhe personale;

Njohuritë dhe shkathtësitë

  • Diplome Universitare (Juridik, Pedagogji, Menaxhim i Burimeve Njerëzore);
  • Të ketë së paku 2 vite përvoje të punës në administratë të shkollës së mesme;
  • Njohja e gjuhës gjermane dhe gjuhës angleze në të folur dhe në të shkruar do të jetë përparësi (dëshmitë mbi këtë kërkohen);
  • Të njoh punën me kompjuter, sidomos punën me Microsoft Office
  • Te ketë personalitet të qetë dhe komunikativ.

Dokumentet e kërkuara

  • CV në format Evropian
  • Diplomën/at dhe çertifikata relevante profesionale
  • Referencat e punës

Ju lutem na i dërgoni CV-të tuaja në e-mail adresën: hr@altradeholding.eu dhe tek rubrika “subject” të ceket emri mbiemri dhe pozita e kandidatit në të cilën aplikoni.

Konkursi do të jetë I hapur deri më datë 05.08.2019.
Vetëm personat të cilët do të përzgjidhen për intervistim do të kontaktohen.

Aktualisht është njëra prej kompanive udhëheqëse të ndërtimit dhe tregtisë me materiale ndërtimore e njohur për shërbimet e saja profesionale me cilësi të lartë