Vend i lirë pune në Bau Market- Informacion dhe shërbim

Pozita
Informacion dhe shërbim

Kompania
Bau Market Sh.p.k

Raporton
Menaxherit të pikës së Bau Market

Lokacioni primar i punës
Ferizaj

 

Detyrat dhe përgjegjësitë

  • Zbaton vendimet e Menaxherit të pikës dhe direktivat që jepen nga lartë;
  • Mirëpret dhe i informon klientët me informata të përgjithshme për punëdhënësin,
  • Trajton kërkesat e klientëve, ju jep zgjidhje apo i drejton tek personat e duhur sipas nevojave të tyre;
  • Harton procesverbalin e kthimeve të produkteve;
  • Bën Faturimin;
  • Zëvendëson arkëtaret me rastin e mungesës së tyre me të gjitha detyrat dhe përgjegjësitë;
  • I shërben çdo klienti që kërkon ndihmë dhe i orienton tek personat përgjegjës.

Njohuritë dhe shkathtësitë

  • Të ketë shkollim adekuat që përshtatet me kërkesat ndaj vendit të punës;
  • Të ketë përvojë në punë të ngjashme;
  • Të njoh në nivel të avancuar gjuhën Angleze, njohja e gjuhëve tjera do të jetë përparësi;
  • Të ketë përkushtim dhe interesim për të mësuar;
  • Të ketë shkathtësi analitike, planifikuese, organizative dhe mbikëqyrëse;
  • Të jete i/e aftë të punojë në grup dhe punë individuale;

Dokumentet e kërkuara

  • CV në format Evropian
  • Diplomën/at dhe çertifikata relevante profesionale
  • Referencat e punës

Ju lutem na i dërgoni CV-të tuaja në e-mail adresën: hr@altradeholding.eu dhe tek rubrika “subject” të ceket emri mbiemri dhe pozita e kandidatit në të cilën aplikoni.

Konkursi do të jetë I hapur deri më datë 05.08.2019.
Vetëm personat të cilët do të përzgjidhen për intervistim do të kontaktohen.

Aktualisht është njëra prej kompanive udhëheqëse të ndërtimit dhe tregtisë me materiale ndërtimore e njohur për shërbimet e saja profesionale me cilësi të lartë