Vend i lirë pune: Arkitekt/e

Pozita: Arkitekt/e
Kompania: Al Trade Holding L.L.C
Raporton: Menaxherit të zyrës projektuese
Lokacioni primar i punës: Zyre qendrore
Lokacionet tjera: Vend punishtet e kompanisë

 

Detyrat dhe përgjegjësitë

• Angazhimi për mbikëqyrje dhe asistim në objektet ndërtimore të grupit.
• Të angazhohet për kompletimin e dokumenteve ligjore për Kushte/Leje ndërtimore dhe Pranime Teknike.
• Përgatitja e 2D dhe 3D vizatimeve dhe prezantimi i tyre;
• Përpunimi i Renderimeve (fotografive reale) për prezantim të projekteve;
• Matje të ndryshme të objekteve në teren;
• Përgatitja e paramanave dhe para llogarisë për materialin e nevojshëm ;
• Përgatitja dhe prezantimi i propozimeve dhe dizajnëve me kërkesë të projekt menaxherit;
• Të asistoj në zyrën e Arkitekturës në përgatitjen e projekteve për nevojat e kompanisë.

 

Njohuritë dhe Shkathtësitë

• Fakulteti i Arkitekturës, i diplomuar ose Absolvent;
• Të njoh punët ndërtimore në teren;
• Të njoh në nivel të avancuar gjuhën angleze në të folur dhe në të shkruar
• Të njoh punët e instalimeve dhe punët finale;
• Të njoh procedurat komunale për përgatitjen e dokumenteve ligjore dhe teknike për Kushte dhe leje ndërtimore;
• Të njoh ligjin e ndërtimit dhe urdhëresat administrative komunale.
• Të përdore Sofwerin Archicad për vizatime teknike.
• Të njoh punën me kompjuter (përveç programeve profesionale edhe Excel dhe Word ne nivel të avancuar)
Dokumentet e kërkuara • CV në format Evropian
• Diplomën/at dhe çertifikata relevante profesionale
• Referencat e punës

Ju lutem na i dërgoni CV-të tuaja në e-mail adresën: hr@altradeholding.eu dhe tek rubrika “subject” të ceket emri mbiemri dhe pozita e kandidatit në të cilën konkurroni.
Konkursi do të jetë I hapur deri më datë 20 korrik 2019.

Vetëm personat të cilët do të përzgjidhen për testim do të kontaktohen.

Aktualisht është njëra prej kompanive udhëheqëse të ndërtimit dhe tregtisë me materiale ndërtimore e njohur për shërbimet e saja profesionale me cilësi të lartë