Historiku

 

Kompania Al Trade u ngjiz nga mundi dhe sakrifica e familjes Gashani nga fshati Tërstenik në komunën e Drenasit. E nisur si një depo e vogël në qytetin e Drenasit qysh në vitin 1999, me kontributin e pashoq të ndërmarrësve ndër vite, Al Trade arriti të bëhet kompania kryesore në fushën e ndërtimit në Kosovë.

Sot, Al Trade ka rreth vetes profesionistët më të mirë të fushave përkatëse, të cilët, me një metodë të përparuar pune dhe me një teknologji bashkëkohore, realizojnë projekte të një kualiteti të lartë. Duke qenë se jemi të vetmit në tregun e vendit që plotësojmë të gjitha standardet ndërkombëtare të ndërtimit, gëzojmë nderin të jemi partneri strategjik i shumë kompanive prestigjioze që operojnë në Kosovë.

 

Tashmë ne jemi të përfshirë në projektet më të rëndësishme në vend, si: ndërtimi i fabrikës së re të ujit, ndërtimit i stadiumeve të futbollit, ndërtimi i spitaleve, ndërtimi i objekteve banesore, ndërtimi i burgjeve, ndërtimi i objekteve institucionale, ndërtimi i pikave kufitare, etj.

Aktualisht është njëra prej kompanive udhëheqëse të ndërtimit dhe tregtisë me materiale ndërtimore e njohur për shërbimet e saja profesionale me cilësi të lartë