Konkurs për praktikant me pagesë

Bau Market është kompani lider i shitjes me shumicë dhe pakicë të materialeve në industrinë e ndërtimit, materialeve sanitare dhe shtëpiake.


Praktikant në shtije
– Prishtinë – 4 vende të lira;
– Fushë Kosovë – 5 vende të lira;
– Drenas – 2 vende të lira;
– Ferizaj – 7 vende të lira.


Detyrat dhe përgjegjësitë:

* Të mësoje mënyrën e shitjes nga shitësit me përvojë.
* Të mësoje specifikat dhe produktet nga punonjësit më të mire teknik.
* Të ndihmoje punonjësit ne shitje ne periudha ditore duke ju lehtësuar procesin e punëve teknike.
* Të përqendrohet në rritjen e shërbimit dhe fokusit tek klientët dhe sigurohet që ata janë duke u  trajtuar në mënyrën e duhur.
* Ti njoh produktet në sektorë dhe vazhdimisht të hulumtojë rreth specifikave të tyre.
* Të sigurohet që ekspozimi i produkteve është në mënyrën e duhur dhe në vendin e duhur.
* Të bëjë me kujdes porosinë dhe pranimin e mallit dhe kujdeset që palimi, renditja dhe pastërtia e produkteve janë ne rregull ne sektorë përkatës.
* Të kujdeset që të gjitha produktet janë të barkoduara dhe me çmime të vendosura.
* Të kujdeset që stoku të mos jetë mungesë;
* Të njoh saktë mënyrën e funksionit të sistemeve dhe operacioneve të brendshme të Bau Market.
* Për gjitha këto detyra raporton tek përgjegjësi i sektorit ne baza ditore, javorë dhe mujore.


Njohuritë dhe shkathtësitë e nevojshme:

* Të ketë aftësi të shumë mira komunikuese;
* Të ketë personalitet të qetë dhe integritet të lartë;
* Shkollimi dhe trajnimet ne fushën relevante do të kenë përparësi;
* Njohja e një gjuhe të huaj do të jetë përparësi;
* Të jetë person që e kupton dhe e respekton hierarkinë;
* Të jetë i aftë të punoj në ekip
* Të ketë aftësi të mira organizative të kohës dhe prioriteteve
* Përvoja e ngjashme e punës do jetë përparësi.


Vërejtje
* Luten të aplikojnë vetëm kandidatët që seriozisht i plotësojnë kushtet e sipërshënuara dhe vërtet besojnë të jenë kompetentë për kryerjen e detyrave që kërkohen.
* Dërgoni CV tuaja dhe dokumentet mbështetëse në emailin: hr@altradeholding.eu
* Tek ‘subject’ ju lutem shënoni titullin e pozitës që po aplikoni.
* Konkursi do jete i hapur nga data 10 Prill 2019 deri me 19 Prill 2019.

 

 

Aktualisht është njëra prej kompanive udhëheqëse të ndërtimit dhe tregtisë me materiale ndërtimore e njohur për shërbimet e saja profesionale me cilësi të lartë