Vizitë e teleivizionit ZDF në shkollën Bau Academy

Sot, gjatë ditës, një ekip nga televizioni shtetëror gjerman ZDF, vizitoi ambientet e shkollës së mesme profesionale Bau Academy.

Nga përfaqësuesit e aksionarëve të shkollës, Al Trade Holding dhe Heimerer, u prezantuan hapsirat dhe laboratorët e shkollës, me fokus në laboratorin e drejtimit Murator, kurrikula e të cilit është e harmonizuar me sistemin dual të arsimimit dhe aftësimit profesional në Gjermani.

Aktualisht është njëra prej kompanive udhëheqëse të ndërtimit dhe tregtisë me materiale ndërtimore e njohur për shërbimet e saja profesionale me cilësi të lartë