15 vende të lira pune – Arkatare

Pozita
Arkatare

 

Kompania
Bau Market sh.p.k.

 

Raporton
Menaxherit të pikës së Bau Market

 

Lokacioni primar i punës
Bau Market sh.p.k

 

Përshkrimi i vendit të punës:
Roli kryesor i arkatarës është që të ndihmojë klientët në procesin e blerjes së produkteve.
Detyrat kryesore përfshijnë kontrollin e çmimeve, ndërrimin e kuponëve, mbledhjen e pagesës dhe dhënien e ndryshimeve të duhura. Përgjegjëse për numërimin e përmbajtjes së sirtarëve të arkave në fund të çdo ndryshimi, mbajtjen e faturave, regjistrimeve dhe tërheqjeve.

 

Detyrat dhe përgjegjësitë
• Zbaton vendimet e menaxherit të pikës dhe direktivat që jepen nga lartë;
• Është e obliguar që ta respektoj rregulloren e brendshme të kompanisë;
• Të jetë representative;
• Përcjellë me kujdes çdo kupon gjatë shitjes dhe analizon në shpejtësi përputhshmërinë e kuponit me artikuj, si dhe numëron çdo artikull;
• Kontrollon në brendi artikujt që janë të paketuar;
• Kontrollon cmimet në cdo produkt që kalon në arkë;
• Pranon pagesa dhe kthen ndryshimin në mënyren e duhur;
• Futë artikujt në qese sapo të kryej pagesën;
• Bartë përgjegjësinë për çdo diferencë të të hollave në përmbyllje të ditës;
• Kërkon ndihmë nga përgjegjësi ose punëtorët, në rast të ndonjë paqartësie momentale;
• I shërben çdo klienti që kërkon ndihmë dhe i orienton tek personat përgjegjës;
• I raporton Menaxherit të pikës përkatëse në lidhje me ankesat nga konsumatorët;
• Duhet të ketë njohuri mbi programin e shitjes dhe t‘i njohë produktet që gjenden në Bau Market;
• Duhet të jetë i njoftuar mbi të gjitha aksionet apo zbritjet, të cilat bëhen nga kompania;
• Për çdo parregullsi gjatë shitjes, në lidhje me programin ose arkën fiskale, duhet raportuar te Menaxheri i Bau Market-it;
• Të respektoj kodin e mirësjelljes dhe hirarkinë;
• Bartja e gardërobës me shenja identifikuese të kompanisë gjatë orarit të punës.

 

Njohuritë dhe Shkathtësitë
• Të ketë minimalisht 3 vite përvojë në punë të ngjashme;
• Të njoh në nivel të avancuar gjuhën Angleze, njohja e gjuhëve tjera do të jetë përparësi;
• Të ketë përkushtim dhe interesim për të mësuar;
• Të ketë shkathtësi analitike, planifikuese, organizative dhe mbikëqyrëse;
• Të jete i/e aftë të punojë në grup dhe punë individuale;

 


Dokumentet e kërkuara

• CV në format Evropian
• Diplomën/at dhe çertifikata relevante profesionale
• Referencat e punës

 

Ju lutem na i dërgoni CV-të tuaja në e-mail adresën: hr@altradeholding.eu dhe tek rubrika “subject” të ceket emri mbiemri dhe pozita e kandidatit në të cilën aplikoni.
Konkursi do të jetë I hapur deri më datë 07.12.2018.
Vetëm personat të cilët do të përzgjidhen për intervistim do të kontaktohen

Aktualisht është njëra prej kompanive udhëheqëse të ndërtimit dhe tregtisë me materiale ndërtimore e njohur për shërbimet e saja profesionale me cilësi të lartë