Zgjidhet fituesi i banesës së dytë nga Bau Market!

Bau Market lideri i shërbimit dhe cilësisë, si falenderim për klientët e tyre besnikë këtë vit vendosi të dhuronte 3 banesa në Prishtinë, si pjesë e lojës shpërblyese “Bau me Banesë”.

 

Besnikëria e klientëve garantohet nëpërmjet “Bau Card” në të cilën të gjithë klientët përfitojnë zbritje mbi produktet të cilat ata kanë përzgjedhur.

Përmes transmetimit live në TV dhe faqes zyrtare të Bau Market në facebook u bë edhe ndarja e banesës së dytë në Prishtinë.

Fituesi i banesës së dytë është z.Mehdi Ramadani i cili edhe pse kishe mbushur mjaft kupona nuk është se e kishte menduar ndonjëherë që do të jetë fitues i banesës, mirëpo siç thotë edhe ai “fatit nuk i dihet asnjëherë”.

 

Dhurata që Bau Market i bëri kësaj familje është një banesë e cila është në vend të përshtashëm për banim dhe me të gjitha kushtet e nevojshme për jetesë.

Pajisja me kartelen “Bau Card” përveq që ju siguron zbritje, ju mundëson edhe të bëheni pjesë e lojës shpërblyese për çdo blerje në vlerë prej 20 euro.

 

Tani ka mbetur edhe një banesë në pritje të fituesit fatlum, sa më shumë blerje aq më shumë mundësi për të fituar banesën e tretë.

Fituesi i radhës mund të jeni ju!

Aktualisht është njëra prej kompanive udhëheqëse të ndërtimit dhe tregtisë me materiale ndërtimore e njohur për shërbimet e saja profesionale me cilësi të lartë