Pozita: Kontroller i llogarive dhe thesarit
Kompania: IMN “ BAU BLOCK” SH.P.K.
Raporton: Drejtorit Menaxhues dhe Drejtorit Financiar
Lokacioni primar i punës: Në zyret e Imn Bau Block shpk, Gjakovë

 

Përshkrimi i vendit të punës:
Detyrë parësore e kontrollerit të llogarive dhe thesarit është të sigurohet që transaksionet financiare janë në rregull, të përgatis raporte në baza ditore dhe mujore, të mbajë kontakte direkte me furnitorët dhe blerësit vendor dhe të jashtëm.
Informohet dhe analizon rreth procesit të prodhimit, shitjeve dhe stoqeve. Hulumton për furnizime të reja, alternative dhe efikase për kompaninë.

 

Detyrat dhe përgjegjësitë:
•Kontrollim i arkës në sistem;
•Kontrollim i bankave në sistem;
•Përgjegjës për numërimin e stokut dhe barazim me sistem;
•Ekzekutimin e pagesave në bankë, pasi ato të jenë aprovuar nga drejtori menaxhues;
•Të përgatis raportin ditor dhe mujor sipas formatit të përcaktuar;
•Përgjegjës për përcjelljen e sasive të prodhuara;
•Të mbaj evidenca të veçanta për transaksionet në mes të Imn Bau Block shpk dhe palëve të lidhura;
•Të kontrolloj regjistrimet që bëhen për prodhimin, faturat blerëse dhe faturat shitëse;
•Të sigurohet se të gjitha fletë dërgesat e lëshuara janë mbyllur në muajin përkatës me fatura;
•Të kontrolloj gjendjen e blerësve dhe mbajë të dhëna të përditësuara në lidhje me blerës;
•Të mbajë kontakte direkte me konsulentët e jashtëm ashtu që të konsultohet në lidhje me trajtimet e ndryshme kontabël dhe taksat;
•Kryen pune dhe detyra të fushës përkatëse sipas kërkesës së menaxhmentit.

 

Njohurite dhe Shkathtësitë:
•Diplomë Universitare (Menaxhment, Financa);
•Të ketë minimalisht 3 vite përvojë në punë të ngjashme;
•Njohuri të mira të punës me kompjuter, njohuri të pakos Microsoft Office (Power Point, Excel, Word);
•Të njoh në nivel të avancuar gjuhën Angleze (në shkrim dhe në të folur) njohja e gjuhëve tjera do të jetë përparësi;
•Të ketë përkushtim dhe interesim për të mësuar;
•Të ketë shkathtësi analitike, planifikuese, organizative dhe mbikëqyrëse;
•Të jete i/e aftë të punojë në grup dhe punë individuale;
•Të posedoj patente shofer. Kategoria B

 

Dokumentet e kërkuara:
•CV në format Evropian
•Diplomën/at dhe çertifikata relevante profesionale
•Referencat e punës

 

Ju lutem na i dërgoni CV-të tuaja në e-mail adresën: hr@altradeholding.eu dhe tek rubrika “subject” të ceket emri mbiemri dhe pozita e kandidatit në të cilën aplikoni.
Konkursi do të jetë I hapur deri më datë 12.10.2018.
Vetëm personat të cilët do të përzgjidhen për intervistim do të kontaktohen.

Aktualisht është njëra prej kompanive udhëheqëse të ndërtimit dhe tregtisë me materiale ndërtimore e njohur për shërbimet e saja profesionale me cilësi të lartë