Realizim i denjë ndërtimor për emrin që mbart – stadiumi “Fadil Vokrri”

I njohur më herët si Stadiumi i Qytetit të Prishtinës, më së paku i shërbente qëllimit për të cilin ishte ndërtuar. Kënaqi pritjet e organizuesve të koncerteve muzikore, të paradave ushtarake e mitingjeve politike, por nuk u përkëdhel nga kumbimet e tifozëve për të preferuarit e tyre në lojën e sportit më të dëshiruar. Kështu ishte deri në shtatorin e vitit 2016, kur filloi meremetimi i tij nga kompania ndërtuese Al Trade Holding.

 

Pas dy viteve pune intensive, stadiumi i qytetit që tash kishte marrë emrin e legjendës së futbollit Fadil Vokrri, nga një relikt arkitektonik u shndërrua në një tempull modern të këtij sporti madhështor. Përfaqësuesja e Kosovës në futboll dhe kryeqyteti tash kanë arenën e tyre të standardeve të UEFA-s, një stadium të kategorisë së katërt, të përshtatshëm  edhe për zhvillimin e ndeshjeve ndërkombëtare.

 

Stadiumi “Fadil Vokrri” përmbush të gjitha standardet ndërkombëtare për sigurinë në punë dhe ruajtjen e ambientit. Veçoritë funksionale që dëshmojnë standardin e lartë ndërtimor janë:·       Kapaciteti: 13,500 ulëse (1500 ulëse VIP)
·       Ashensor për sektorin VIP dhe mediat

·       Zona “Ultra VIP”, 34 deri 40 ulëse

·       Mix zona – Sektori A (vendasit) dhe sektori B (mysafirët)

·       Dhoma e gjyqtarëve dhe anti-doping

·       Zhveshtoret e lojtarëve, nga 100 metra katrorë secila

·       15 hyrje – dalje; shtatë të reja.

·       Dalja nga stadiumi: 4 : 30 – 5 minuta

·       30 vende me tavolina pune për gazetarë

·       Salla e konferencave (kapaciteti 50 gazetarë)

·       Parkingu i stadiumit – 110 vetura, autobusët e dy skuadra dhe transmetuesi.

 

Një realizim i këtillë lyp një operim profesional të niveleve ndërkombëtare, të cilin pa dyshim se e përmbushi kompania Al Trade Holding, që është edhe një partner strategjik i shumë kompanive prestigjioze botërore që operojnë në Kosovë, disa prej të cilëve edhe lanë përshtypjet e tyre nga bashkëpunimi që patën me Al Trade Holding:”Duke vërejtur një nivel të lartë të profesionalizmit dhe vëmendjen e tyre ndaj detajeve, cilësisë, shëndetit dhe sigurisë, si dhe standardeve mjedisore, ne si kompani jua rekomandojmë fuqishëm Al Trade Holding të gjithë kontraktorëve që kërkojnë një partner për projektet e tyre në të ardhmen.” (Murat Suzal, B.Sc., M.Sc., Menaxher Projekti Limak Insaat, Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës);”Do ta shfrytëzoja këtë mundësi që të shpreh vlerësimin tonë të sinqertë për Al Trade Holding dhe punën e tyre të shkëlqyer që e kanë bërë gjatë këtij projekti të profilit të lartë dhe shumë sfidues.” (Fred Frippiat, Menaxher Projekti, UNOPS)

 

Al Trade Holding ka qenë e përfshirë në të gjitha projektet më të rëndësishme në vend, ndër të cilat veçojmë: ndërtimin e fabrikës së re të ujit, ndërtimin e stadiumeve të futbollit, ndërtimin e spitaleve, ndërtimin e objekteve banesore, ndërtimin e burgjeve, ndërtimin e objekteve institucionale, ndërtimin e pikave kufitare, etj.

 

Photo & Video credits: Agon Nimani

Aktualisht është njëra prej kompanive udhëheqëse të ndërtimit dhe tregtisë me materiale ndërtimore e njohur për shërbimet e saja profesionale me cilësi të lartë