Vend i lire pune – Al Trade Holding

Pozita:
Inxhinier i Projektit

 

Kompania
Al Trade Holding L.L.C

 

Raporton
Projekt Menaxherit

 

Lokacioni primar i punës
Vend punishtet e kompanisë – Aeroport

 

Përshkrimi i vendit të punës
Pozita e projekt inxhinierit ka këto detyra:

* Të asistoj në punët administrative për realizimin e projektit,

* Mbajtjen e kontakteve me Autoritetin kontraktues dhe informimin e e menaxhmentit të kompanisë lidhur me rrjedhat e projektit.

 

Detyrat dhe përgjegjësitë

Mban dokumentacionin e nevojshëm për implementim të projektit sipas kërkesave të Autoritetit Kontraktues (ditari ndërtimor, kërkesa për aprovim të materialeve, elementeve e pajisjeve të projektit, etj.);

* Asiston në hartimin e dokumentacionit të nevojshëm për implementim të projektit sipas kërkesave të Autoritetit Kontraktues (libri ndërtimor, situacionet punuese dhe pjesët grafike përkatëse, sistemin e menaxhimit të kualitetit, shëndetit dhe sigurisë dhe ambientit, etj.);

* Mban takimet e nevojshme ditore, javore e mujore me stafin vartës dhe bashkëpunëtorët e realizimit të projektit;

* Analizon pjesën grafike dhe tekstuale të projektit zbatues për të kuptuar strategjinë e realizimit dhe pozicioneve kritike teknike për realizimin e tij;

* Zbërthen sasitë e paramasës së projektit në nën aktivitete të domosdoshme ndërtimore për realizim të tyre në punishte;

* Merr pjesë në vlerësimin e ofertave për material, makineri e punë së bashku me MP.

* Plotëson linjat buxhetore të aktiviteteve ndërtimore të projektit në kohë reale përderisa ato realizohen;

* Organizon fuqinë punëtore dhe makinerike për realizimin e planit dinamik të paraparë për implementim të projektit në vend;

* Harton planin mujor të shfrytëzimit të fuqisë punëtore dhe makinerisë përkatëse për implementim të projektit;

* Harton kërkesat paraprake me shkrim për furnizim me material e pajisje të nevojshme për realizim të aktiviteteve ndërtimore ndaj MP;

* Harmonizon aktivitetet mbikëqyrëse të fazave të ndryshme në kuadër të implementimit të projektit (gjeodezistin, inxhinierët e fazave të instalimeve);

* Mban Minutat e Takimit për mbledhjet me Autoritetin Kontraktues, Autoritetet tjera që ndërlidhen me implementimin e projektit si dhe Nënkontraktorët;

* Organizon ndërmarrjet e specializuara për realizim të të gjitha testeve, shqyrtimeve dhe protokolleve të nevojshme të materialeve dhe instalimeve të realizuara në projekt ashtu që të sigurohet kontrolli i kualitetit të procesit dhe punës i paraparë me kontratë;

 

Njohuritë dhe Shkathtësitë

* Të ketë të përfunduar fakultetin e ndërtimtarisë;

* Të ketë përvojë pune në menaxhimin dhe administrimin e projekteve;

* Të njoh në nivel të avancuar gjuhen turke në të folur dhe në të shkruar (e obliguar);

* Të njoh punën me kompjuter (përveç programeve profesionale edhe Excel dhe Word ne nivel të avancuar)

 

Dokumentet e kërkuara

* CV në format Evropian

* Diplomën/at dhe certifikata relevante profesionale

* Referencat e punës

 

Ju lutem na i dërgoni CV-të tuaja në e-mail adresën: hr@altradeholding.eu dhe tek rubrika “subject” të ceket emri mbiemri dhe pozita e kandidatit në të cilën konkuroni.

Konkursi do të jetë I hapur deri më datë 05/08/2018.
Vetëm personat të cilët do të përzgjedhen për intervistim do të kontaktohen.

 

Aktualisht është njëra prej kompanive udhëheqëse të ndërtimit dhe tregtisë me materiale ndërtimore e njohur për shërbimet e saja profesionale me cilësi të lartë