2 vende të lirë pune – Mirëmbajtëse e pastërtisë

Pozita: Mirëmbajtëse e pastërtisë
Kompania: AL TRADE HOLDING L.L.C
Lokacioni i punës: Administratë, Prishtinë

 

Detyrat dhe përgjegjësitë:

* Në mënyrë të vazhdueshme dhe sistematike të mirëmbajë pastërtinë e hapsirave të shfrytëzueshme të administratës;

*Intervali i mirëmbajtjes së pastërtisë do të bëhet sipas listave paraprakisht të përgaditura për secilën hapsirë të veçantë me pozicione të identifikuara të elementeve, orendive e sipërfaqeve përkatëse;

*Të përpilojë me kohë listën e materialeve higjienike para hargjimit të tyre, apo veglave e paisjeve të nevojshme për realizimin e mirëmbajtjes së pastërtisë me efikasitet, dhe t’i dorzoj personit të autorizuar brenda administratës për furnizim;

* Ti përmbahet udhëzimeve dhe urdhërave të dhëna nga punëdhënësi;

* Detyra tjera të cilat mund të paraqiten nga koha në kohë, e që i caktohen punëmarrësit nga punëdhënësi, të cilat mund të ndryshojnë nga profili I kësaj pozite, si rezultat I vëllimit të punëve, nevojave të punëdhënësit dhe kërkesave të momentit.

* Të kryej punën me qetësi, kujdes dhe profesionalizëm;

* Të respektojë politikat e përgjithshme të punëdhënësit për ruajtje të informatave ndaj palëve të treta.

 

Njohuritë dhe shkathtësitë e nevojshme:

* Të ketë minimalisht 2 vite përvojë pune të ngjashme;
* Të jetë e aftë të punojë në grup dhe punë individuale;

 

Vërejtje
* Luten të aplikojnë vetëm kandidatët që seriozisht i plotësojnë kushtet e sipërshënuara dhe vërtet besojnë të jenë kompetentë për kryerjen e detyrave që kërkohen.
* Dërgoni CV tuaja dhe dokumentet mbështetëse në emailin: hr@altradeholding.eu. Tek ‘subject’ ju lutem shënoni titullin e pozitës që po aplikoni.
* Konkursi do jete i hapur nga data 10 korrik 2018 deri me 20 korrik 2018

Aktualisht është njëra prej kompanive udhëheqëse të ndërtimit dhe tregtisë me materiale ndërtimore e njohur për shërbimet e saja profesionale me cilësi të lartë