Profili “Mjeshtër të Ndërtimit” në Bau Academy me plan program Gjerman

Është mbajtur takimi i radhës në mes të zyrtarëve të Qeverisë së Kosovës (MASHT-it) dhe përfaqësuesit nga Shoqata e Ndërtimtareve Gjermane, Shoqata Zejtare e Bavarisë se Epërme dhe agjensioni Gjerman për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ)

Qëllimi i këtij takimi ishte që te definohen modalitet e fillimit të programit të aftësimit profesional për “Mjeshtër të Ndërtimit” i cili program do te mundësohet me plan program Gjerman. Ky program do të filloj të implementimet në Bau Academy nga viti shkollor 2018-2019.

Përmes shkollimit me plan-program Gjerman, nxënësve u mundësohet që të marrin aftësitë e njëjta sikur do t’i merrnin në Gjermani. Kështu nxënësit që e përfundojnë me sukses shkollimin për ketë profil do te i’u nënshtrohen procesit të njohjes së diplomave dhe certifikatave nga institucionet relevante Gjermane. Në ketë mënyrë do të mundësohet qasje më e lehtë në tregun Evropian të punës dhe veçanërisht atij Gjerman.

Aftësimi i këtij profili është me kohëzgjatje prej tri viteve dhe aftësimin në ketë profil mund ta vijojnë nxënësit në kuadër të shkollës së mesme por edhe të rinjtë të cilët vetëm se e kane të përfunduar shkollën dhe dëshirojnë të aftësohen për ketë profil.

BauAcademy,
Ndërto të ardhmen!

Aktualisht është njëra prej kompanive udhëheqëse të ndërtimit dhe tregtisë me materiale ndërtimore e njohur për shërbimet e saja profesionale me cilësi të lartë