VENDE TË LIRA PUNE PËR MËSIMDHËNËS

K O N K U R S

Institucioni Privat Arsimor “Bau Academy” si Shkollë e Mesme e Lartë Profesionale në Prishtinë, sipas Udhëzimit Administrativ Nr. 06/2015, shpall konkurs për vende të lira pune për mësimdhënës:


Lëndët Profesionale-

1. Mësimdhënës/e për profilin “Instalues Elektrik”,

Forma e angazhimit – bashkëpunëtorë me ore te caktuara

Kualifikimet e kërkuara:

* MSc. i elektroteknikës dhe elektronikës;
* Inxh. i dipl. i elektroteknikës dhe elektronikës

2. Mësimdhënës/e për profilet “Instalues i Ngrohjes dhe Klimatizimit”,

Forma e angazhimit – një me normë të plotë dhe si dhe bashkëpunëtorë me ore te caktuara

Kualifikimet e kërkuara:

* MSc. i makinerisë;
* Inxh. i dipl. i makinerisë

3. Mësimdhënës/e për profilet “Metalpunues”,

Forma e angazhimit –  bashkëpunëtorë me ore te caktuara

Kualifikimet e kërkuara:
* MSc.i makinerisë
* Inxh. i dipl. i makinerisë

4. Mësimdhënës/e për lëndën Vizatim Teknik,

Forma e angazhimit – bashkëpunëtorë me ore te caktuara

Kualifikimet e kërkuara:
* MSc.i Ndërtimtarisë
* Inxh. i dipl. i Ndërtimtarisë,
ose
* MSc.i Arkitekturës
* Inxh. i dipl. i Arkitekturës

 Lëndët e Përgjithshme-

5. Mësimdhënës/e për lëndën Gjuhë shqipe,

Forma e angazhimit – bashkëpunëtorë me ore te caktuara

* Fakulteti i Edukimit – Programi Master i Mësimdhënies në Gjuhë dhe Letërsi Shqipe
* Fakulteti i Filologjisë – dega e gjuhës dhe letërsisë shqipe:Niveli Master; Sistemi katërvjeçar

6.Mësimdhënës/e për lëndën Gjuhë angleze,

Forma e angazhimit – bashkëpunëtorë me ore te caktuara

* Fakulteti i Filologjisë – dega e gjuhës dhe letërsisë angleze:
Niveli Master,
Sistemi katërvjeçar

* Fakulteti i Edukimit – dega e gjuhës dhe letërsisë angleze:
Niveli Master
Sistemi katërvjeçar

7. Mësimdhënës/e për lëndën Matematikë,

Forma e angazhimit – bashkëpunëtorë me ore te caktuara

* Fakulteti i Edukimit – Programi Master i Mësimdhënies në Matematikë:
* FSHMN – dega e matematikës arsimore:
Niveli Master;
Sistemi katërvjeçar

8. Mësimdhënës/e për lëndën Fizikë,

Forma e angazhimit – bashkëpunëtorë me ore te caktuara

* Fakulteti i Edukimit – Programi Master i Mësimdhënies në Fizikë-Kimi ose Fizikë:
* FSHMN – dega e fizikës arsimore:
Niveli Master;
Sistemi katërvjeçar

9. Mësimdhënës/e për lëndën Teknologji – Informatikë

Forma e angazhimit – bashkëpunëtorë me ore te caktuara

* Fakulteti i Edukimit – Programi Master i Mësimdhënies ne Teknologji dhe TIK;
* FSHMN – dega shkencat kompjuterike;
* FSHMN – dega e matematikës:
Niveli Master;
Sistemi katërvjeçar

10. Mësimdhënës/e për lëndën Edukatë Fizike,

Forma e angazhimit – bashkëpunëtorë me ore te caktuara apo me normë të plotë

* Fakulteti i Kulturës Fizike dhe Sporteve:
Niveli Master;
Sistemi katërvjeçar

Detyrat dhe përgjegjësitë e të punësuarit:

* Merr pjesë aktivisht në zhvillimin dhe planifikimin institucional të programit përkatës për të cilin angazhohet;
* Njihet në detaje me rregulloret e Shkollës dhe i aplikon ato gjatë organizimit dhe mbajtjes së mësimit;
* Ndërmerr iniciativë për përditësimin e programit mësimor profesional, si për literaturën teorike ashtu edhe për pjesën praktike;
* Njihet në detaje me programin e Shkollës, kurikulat dhe kurseve të ofruara nga Shkolla;
* Zhvillon planin dhe orarin e mbajtjes së mësimit, në varësi të grupeve;
* Menaxhon dhe mbikëqyrë arritjen e standardeve sipas kërkesave të Shkollës;
* Përgatitë raporte të rregullta lidhur me realizimin e mësimit.

Njohuritë, shkathtësitë dhe aftësitë e përgjithshme për vendin e punës:

* Përvoje në mësimdhënie ndërsa për lëndët profesionale përvojë në punë praktike
* Njohuri të thellë në fushën profesionale specifike të fituar përmes arsimimit universitar dhe trajnimeve përkatëse;
* Shkathtësi në komunikim dhe planifikim të punës;
* Njohja e gjuhëve te huaja, përparësi ka gjuha gjermane;
* Shkathtësi hulumtuese, analitike dhe vlerësuese
* Shkathtësi kompjuterike në aplikim të programeve (Word, Excel, Power Point, Access);
* Njohuri të mira mbi ligjet në fushën përkatëse;
* Aftësi për të punuar në ambientet e punës në grup.

Për vendin e lirë të punës kërkohet kualifikim përkatës profesional, sipas Udhëzimit Administrativ   Nr. 06/2015 – normativi për mësimdhënësit e arsimit profesional, përkatësisht:

* Dëshminë e kualifikimit shkollor;
* Dëshminë mbi përvojën e punës;
* Referenca dhe Rekomandime;
* Trajnime profesionale;
* Kopjen e letërnjoftimit;

Dosjet e pakompletuara dhe që nuk janë në përputhje me UA 06/2015, nuk shqyrtohen.

Ju lutemi që CV-të dhe dokumentet e bashkangjitura t’i dërgoni në e-mail adresën: hr@altradeholding.eu , apo ne objektin e shkollës.

Afati për aplikim do të jetë deri më datën: 15/06/2018.
Te rubrika “Subject” të ceket emri, mbiemri dhe lënda mësimore për të cilin aplikoni.
Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen.
Aplikimet e pakompletuara dhe të dërguara me vonesë, nuk do të merren në vlerësim.

Aktualisht është njëra prej kompanive udhëheqëse të ndërtimit dhe tregtisë me materiale ndërtimore e njohur për shërbimet e saja profesionale me cilësi të lartë