BAUMARKET – Ferizaj, 58 vende të lira pune

Bau Market është kompani lider i shitjes me shumicë dhe pakicë të materialeve në industrinë e ndërtimit dhe meremetim, veglave të punës, materialit dhe pajisje elektrike, pajisje për kanalizimin e ujërave, pajisje shtëpiake dhe për sanitari, për ngrohje qendrore dhe ventilim, pajisje për kopshtari dhe pajisje të ndryshme pune.

 

Bau Market për momentin vepron me 3 pika të shitjes Prishtinë, Fushë Kosovë dhe Drenas. Tani Bau Market po zgjeron rrjetin e pikave shitëse me pikën e re në Ferizaj.
Për këtë qëllim kompania ka hapur konkurs për 58 vende të lira pune si më poshtë.


Përgjegjës Sektori: 4 vende të lira pune
*Vegla Pune & Kopsht ( 1 )
*Elektrikë & Shtëpiake ( 1 )
*Ujësjellës dhe Kanalizim & Ngrohje dhe Ventilim ( 1 )
*Material Meremetues & Ndërtimor ( 1 )

 

Përshkim i vendit të punës:
Përgjegjësi i sektorit është staf kyç në strukturën e përgjithshme të BauMarket-it. Ai është përgjegjës kryesor për performancën e sektorit respektiv. Bënë planifikimin dhe organizmin e porosive, merr pjesë në përcaktimin e targeteve dhe punon për arritjen e tyre. Kujdeset për avancimin profesional të personelit të tij dhe merr pjesë në matjen e performancës së tyre. Merr pjesë aktive në përzgjedhjen e produkteve promocionale.

 

Detyrat dhe përgjegjësitë:
*Planifikon shitjet dhe merr pjesë aktive në buxhetimin e tyre;
*Kujdeset që i gjithë personeli e kanë kuptuar strategjinë e shitjes, targetet dhe objektivat tjera;
*Njeh artikujt dhe strukturën e tyre. Njehe marzhat dhe kujdeset që shitjet të bëhen konform strategjisë shtesë të BauMarket-it.
*Menaxhon kohën e tij dhe të stafit personelit të tij ashtu që punët të kryhen me kohë dhe të arrihen objektivat;
*Kujdeset që personeli po merr njohuritë e domosdoshme për punë në sektorin e tij dhe kujdeset që secili prej tyre të ngrisë njohuritë profesionale;
*Të këtë aftësi të punoj në ekip, të ketë qasje konstruktive ndaj kolegeve;
*Të ketë aftësi të mira komunikimi, sjellje korrekte dhe të tregoi integritet të lartë ndaj blerësit;
*Të ketë aftësi dhe tipare të udhëheqësit/liderit. Të dijë të organizoj personelin dhe të ketë besimin e tyre;
*Të njoh saktë mënyrën e funksionit të sistemeve dhe operacioneve të brendshme të BauMarket;
*Të komunikoj në mënyrë të vazhdueshme me sektorin e blerjes.

 

Njohuritë dhe shkathtësitë e nevojshme:

*Të këtë shkollimin/trajnimin që i përket fushës së shitjes dhe sektorit specifik;
*Të këtë aftësi të mira organizative dhe udhëheqëse;
*Të ketë minimalisht 2 vite përvojë në shitje me pakicë apo punë të ngjashme;
*Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese;
*Të ketë njohuri të mira të produkteve për sektorin ku aplikon;
*Njohja e gjuhës angleze apo e ndonjë gjuhe tjetër te huaj do jetë përparësi;
*Të jetë i/e aftë të punojë në grup dhe punë individuale;
*Të ketë aftësi të mira analitike dhe numerike në zgjidhjen e problemeve.


 

Shitës në sektor:
Vegla Pune & Kopsht  10 vende te lira pune ( 10 )
Elektrik & Paisje Shtëpiake  6 vende te lira pune ( 6 )
Ujësjellës dhe Kanalizim & Ngrohje dhe Ventilim 7 vende te lira pune ( 7 )
Material Meremetues & Ndërtimor  10 vende te lira pune ( 10 )

 

Përshkim i vendit të punës:
Shitës në sektor është pozitë e rëndësishme në procesin e shitjes. Detyrë kryesore e sektorisitit është njohja e produkteve, njohja e blerësve, identifikimi i nevojave të tyre, dhe rritja e shitjeve. Po ashtu njëra prej detyrave po aq të rëndësishme është kujdesi që të mos ketë mungesë të stokut, dhe ekspozimi i mallit të bëhet në mënyrën e duhur.

 

Detyrat dhe përgjegjësitë:

*Të kontribuoj direkt me punën e tij në rritjen e shitjeve dhe realizimin e trageteve;
*Të jetë në dijeni të plotë për specifikave teknike të mallrave në market e në veçanti të mallit në sektorin e tij;
*Të njoh blerësit, kërkesat e tyre dhe të dijë nevojat e tyre;
*Të jetë në gjendje që gjithmonë të gjej zgjidhjen e duhur për blerësin apo të ofroj disa zgjidhje alternative;
*Te kujdeset që stoku të mos jetë mungesë;
*Të ekspozoj mallin dhe mirëmbaj hapësirat shitëse;
*Të ndaj përvojat me të tjerët dhe të kontribuoj ne avancimin e stafit te ri;
*Të jetë gjithmonë i gatshëm të punoj edhe në sektorët tjerë kur kjo kërkohet;
*Të njoh sakte mënyrën e funksionit të sistemeve dhe operacioneve të brendshme të BauMarket.

 

Njohuritë dhe shkathtësitë e nevojshme:

*Të ketë aftësi të shumë mira komunikuese;
*Të ketë personalitet të qetë dhe integritet të lartë;
*Shkollimi dhe trajnimet ne fushën relevante do të kenë përparësi;
*Njohja e një gjuhe të huaj do të jetë përparësi;
*Të jetë person që e kupton dhe e respekton hierarkinë;
*Të jetë i aftë të punoj në ekip
*Të ketë aftësi të mira organizative të kohës dhe prioriteteve
*Përvoja e ngjashme e punës do jetë përparësi.


 

Personel tjetër:

Kalkulant 1 vend I lire pune (1)

Arkatar/e 6 vende te lira pune (6)

Arkatar/e Administrative 1 vend i lire pune (1)

Informacion dhe shërbim 1 vend i lire pune (1)

Pranues malli 1 vend i lire pune (1)

Furnizues – shofer 1 vend i lire pune (1)

Transportues – shofer 3 vende te lira pune (3)

Pirunist – shofer 3 vende te lira pune (3)

Monitorim Sigurie 1 vend i lire pune (1)

Mirëmbajtës/e objekti 2 vende te lira pune (2)

Mirëmbajtës parkingu 1 vend i lire pune (1)


 

Dokumentet e kërkuara:
* CV në format Evropian
* Diplomën/at dhe certifikata relevante profesionale
* Çdo dokumentacion tjetër i cili dëshmon aftësitë dhe shkathtësitë e kërkuara

 

Vërejtje
* Luten të aplikojnë vetëm kandidatët që seriozisht i plotësojnë kushtet e sipërshënuara dhe vërtet besojnë të jenë kompetentë për kryerjen e detyrave që kërkohen.

 

* Dërgoni CV tuaja dhe dokumentet mbështetëse në emailin: hr@altradeholding.eu
* Tek ‘subject’ ju lutem shënoni titullin e pozitës që po aplikoni.
Shembull: Përgjegjës sektori Vegla Pune, Shitës sektori Elektrikë, etj…
* Konkursi do jete i hapur nga data 13 Mars 2018 deri me 31 Mars 2018.

 

It is currently one of the leading construction and trade company of construction materials known for its high quality professional services