Aktivitetet praktike në Bau Academy

Në akademinë tonë, nxënësit, përveç mësimeve të planifikuara teorike, aktivitetin e tyre praktik e realizojnë duke u përfshirë drejtpërsëdrejti në projekte konkrete. Duke falënderuar nxënësit dhe profesorët për përkushtimin dhe entuziazmin e tyre në realizimin e objektivave shkollore, duam të ndajmë me ju disa të arritura të kohës së fundit. Në fotot në vazhdim po jua paraqesim disa pamje nga projektet e realizuara nga nxënësit e drejtimit metalpunues në kuadër të mësimit praktik të tyre. Në projektet në fjalë, nxënësit kanë arritur t’i përvetësojnë disa nga aftësitë e kërkuara profesionale. Të arriturat e tyre janë vlerësuar lart.

Me përfshirjen e nxënësve në projekte që janë të lidhura ngushtë me programin mësimor, nxënësit kanë arritur t’i zotërojnë njohuritë e nevojshme për profesionin e metalpunuesit, ku përfshihet:

• aftësimi për përgatitjen, leximin dhe interpretimin e skicave e vizatimeve teknike të detaleve të makinerive
• aftësimi për organizimin e kërkuar të llojeve të punimeve dhe të rendit të kryerjes së tyre, çka njëherësh garanton mbrojtjen në punë dhe ruajtjen e mjedisit
• aftësimi për të përzgjedhur materialin e punës sipas vetive të materialit
• aftësimi për të përzgjedhur makinën, pajisjet dhe instrumentet e duhura të punës
• aftësimi për kryerjen e matjeve, prerjeve, fiksimeve, shpimeve, filetimeve
• aftësimi për kryerjen e saldimit, kontrollimit të saldimit, etj.
• aftësimi për ngjyrosje, montim, etj.

It is currently one of the leading construction and trade company of construction materials known for its high quality professional services