Për Ne

Periudha e zhvillimit të kompanisë sonë gurëthyese
shtrihet mbrapa deri në vitin 1987, në kohën kur kjo
veprimtari ushtrohej nga kompania e atëhershme
shtetërore KNI "Ramiz Sadiku", që në gjirin e saj
kishte rreth 6,000 punëtorë.
20 vite më pas, më 2007, Agjencia Kosovare e
Privatizimit e privatizoi këtë ndërmarrje duke ia kaluar
pronësinë njërës prej kompanive më prestigjioze të
Evropës, Strabag AG, prej kur ndërmarrja vazhdoi të
identifikohej si kompania Mineral LLC.
Në ndërkohën midis viteve 2007 - 2013, kjo kompani ia
shiti të gjitha aksionet kompanisë Al Trade sh.p.k., pas
çka Strabag AG investoi në avancimin e teknologjisë
punuese, duke shtuar kështu kapacitetet prodhuese
për të gjitha llojet e zhavorrit (për asfalt dhe beton)
deri në 600 t/h dhe të asfaltit deri në 120 t/h.
Prej vitit 2013 deri më sot, kompania Mineral LLC, në
sajë të angazhimeve nga ana e një stafi profesionistësh
të denjë, arriti majat e tregut të Kosovës sa i përket
sasisë dhe kualitetit të zhavorrit e të asfaltit.

Në vitin 2015, kompanisë Mineral LLC iu shtua edhe fabrika
e prodhimit të betonit, me çka u plotësua kapaciteti
furnizues i kompanisë, brenda të cilit klientët do të gjejnë
krejt çfarë u duhet: zhavorr, asfalt, beton – të gjitha të një
kualiteti të lartë.
Tanimë Mineral LLC operon me rreth 80 punëtorë të
profileve të ndryshme, të cilët përkujdesen që klientët t’i
marrin shërbimet në kohë dhe me cilësinë e duhur.
Në mënyrë që të jemi në hap me kërkesat rregulluese
ndërkombëtare për sigurinë e punëtorëve dhe ruajtjen e
ambientit, kompania Mineral LLC plotëson edhe standardet
në vijim:
ISO 9001:2008 (Quality Management System)
ISO 14001:2004 (Environmental Management System)
OHSAS 18001:2007 (Occupational Health and Safety
Management System)

Department

idn Sahit Hasani

Drejtor Menaxhues

Mustafe Hamza

Përgjegjës për prodhim

idm Bujar Bajraktari

Përgjegjës për beton

Sahit Bytyqi

Përgjegjës për minierë dhe minandezës