Bau Market sh.p.k.

Kompania Bau Market zuri fill në korrik të vitit 2009, kur përbënte vetëm një njësi shërbimi pranë kompanisë amë Al Trade sh.p.k. Që atëherë, nëpërmjet ndërmarrjes së projekteve komplekse zhvillimore, arritëm të bëhemi furnizuesi kryesor në tregun e materialit ndërtimor. Tashmë - prej vitit 2016 - Bau Market operon si një kompani më vete në kuadrin e Grupit Al Trade Holding.

Duke paraqitur një koncept përfshirës të shitjes së produkteve (Të gjitha në një vend), Bau Market revolucionarizoi mënyrën e shitjes së materialeve ndërtimore në Kosovë. I shoqëruar me një shërbim profesional, ky koncept i shitjes mundësoi realizimin e një ndryshimi domethënës për klientët dhe komunitetin.

Bau Market është distributor i shumë brendeve botërore, të cilat konsiderohen liderë në fushëveprimin e tyre. Kjo shumëllojshmëri produktesh kualitative, krahas çmimeve të përshtatshme, e bëjnë kompaninë tonë më atraktiven në treg.

Te ne do të gjeni:

• Material për ndërtim dhe meremetim
• Material dhe pajisje elektrike
• Material dhe pajisje për kanalizimin e ujërave
• Material (qeramikë) dhe pajisje për sanitari
• Pajisje për ngrohje qendrore dhe ventilim
• Pajisje për kopshtari
• Pajisje të ndryshme pune

Tani për tani, produktet dhe shërbimet tona i ofrojmë në pikat tona të shitjes në Prishtinë, në Fushë Kosovë, dhe në Drenas. Meqenëse tashmë kemi vënë në funksion edhe sektorin e distribucionit, pa vonuar do të jemi të pranishëm në të gjitha qytetet e tjera të Kosovës.

Ju mirëpresim!

Image Video


Department

Visar Prenku

Drejtor Menaxhues

Fatos Hajdari

Menaxher për Export - Import

Albert Berisha

Menaxher për BAU MARKET 1 - Prishtinë

Nazif Hoti

Menaxher për BAU MARKET 2 - Fushë Kosovë

Gentian Leku

Menaxher për BAU MARKET 5 - Ferizaj

Gentrit Dvorani

Menaxher për BAU MARKET 4 - Drenas

Irfan Ademi

Menaxher i Financave

Mentor Bllata

Përgjegjës për Distribuim

Shaip Qorri

Menaxher i shitjes me shumicë

Krenar Thaqi

Menaxher i shitjes me shumicë