Polar Light sh.p.k.

E themeluar në vitin 2016, Polar Light është kompania e vetme në Kosovë që merret me prodhimin e produkteve të teknologjisë LED.
Produktet tona (Polar Light) i ofrojmë në dy versione: për ambient të brendshëm (zyra pune, shtëpi, etj.) dhe për ambient të jashtëm.
Që nga themelimi e deri me tani, kemi ekzekutuar mbi 50 projekte të mëdha të ndriçimit të hapësirave të ndryshme, ku përfshihet ndriçimi në Aeroportin Kombëtar “Adem Jashari”, ndriçimi publik në qytetin e Prishtinës, Gjilanit, Gjakovës, Prizrenit, Drenasit e Obiliqit.

Duke qenë se teknologjia e ndriçimit LED zhvillohet shpejt dhe vazhdimisht, me angazhimin tonë të pakursyer synojmë të qëndrojmë krahas këtij avancimi me produktet tona.
Në bashkëpunim me partnerët tanë, tashmë kemi rritur cilësinë e shërbimit duke shtuar jetëgjatësinë e produktit dhe duke ulur konsumin e energjisë.

-

Ndriçimi i mirë është më shumë se një dritë. Ndriçimi i mirë jua rehaton mendjen e shpirtin dhe ju frymëzon për produktivitet më të madh. Ndriçimi i mirë ngre nivelin e jetesës në qytetin tuaj duke jua dhuruar ndjesinë e sigurisë kudo në të.
Me Polar Light, ju hyni në një epokë të re të ndriçimit.

Polar Light - A light that never ends

Department

Levent Zubani

Drejtor menaxhues

Valon Kuliqi

Menaxher i prodhimit