IMN Bau Block sh.p.k.

Si një prodhues produktesh nga argjila, ndërmarrja nisi të bëhej
qysh në vitin 1902 në Gjakovë. Në dekadat e para të punës,
veprimtaria e saj u kufizua në prodhimin e tjegullave dhe blloqeve.
Me avancimin teknologjik dhe adoptimin e metodave
të reja të punës, gjatë viteve të 70-ta, ndërmarrja plotëson
asortimentin e saj prodhues duke i kontribuuar ndjeshëm
pasurimit të tregut rajonal të atëhershëm.
Në këtë periudhë, ndërmarrja po ashtu riemërtohet si
IMN Dukagjini. Në vitin 1976, ndërmarrja lëshon fabrikën e re
për prodhimin e tullave dhe linjën e re për tjegulla. Këto dy linja
prodhuese funksionuan me mjaft sukses deri në vitin 1992.
Sot, si pjesë e grupit më të madh ndërmarrës Al Trade Holding,
kompania ofron kapacitetin më të madh prodhues në Kosovë,
të mbështetur nga dy linjat prodhuese të produkteve tejet
kualitative, që e bëjnë konkurrent edhe në tregun rajonal.
Produktet që prodhon kompania janë:
·Termo Bllok TB-5
·Termo Bllok B-12
·Giter Bllok B-5
·Fert Monta M-14
·Bllok Oxhaku TB-5 Φ160
·Kanalore

IMN Bau Block sh.p.k.

IMN Bau Block operon me rreth 190 punëtorë të profileve
të ndryshme, të cilët përkujdesen që klientët t'i marrin
produktet në kohë dhe me cilësinë e duhur.
Në përputhje me kërkesat rregulluese ndërkombëtare për
sigurinë e punëtorëve dhe ruajtjen e ambientit, kompania
plotëson edhe standardet në vijim:
ISO 9001:2008 (Quality Management System)
ISO 14001:2004 (Environmental Management System)
OHSAS 18001:2007 (Occupational Health and Safety
Management System)
Tradita mbi 100 vjeçare dhe stafi profesional janë garanci
për produktet tona.

Department

Nikollë Bajrami

Managing Director

Egzon Zherka

Account controller and treasury